Aleancë për të shpëtuar atë që ka mbetur nga Titaniku

Nga A2 CNN
22 Janar 2020, 13:04 | Lifestyle

Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara do të punojnë për të ruajtur atë që ka mbetur nga anija më e famshme në botë, Titaniku, e mbytur më shumë se një shekull më parë në Atlantik në udhëtimin e saj të parë.

Të dy shtetet kanë nënshkruar një traktat sipas të cilit eksplorimi i zonës rreth anijes së mbytur do të jetë i kufizuar. Sipas marrëveshjes të dy shtetet do të kenë fuqinë e dhënies ose mohimit të licencës për t’u futur në mbetjet e anijes dhe për të lëvizur artefakte prej aty.

Sipas palës britanike ky traktat do të sigurojë që mbetjet e anijes historike të trajtohen me respektin e duhur që meritojnë udhëtarët të cilët humbën jetën atë ditë. Vendimi i parë ka qenë refuzimi i lejes së heqjes së një çatie të anijes për të marrë nga aty radion që dha sinjalin e ndihmës.

Anija luksoze u mbyt në 15 prill 1912 pasi u përplas me një ajsberg. Ajo ndodhet tani rreth 350 milje detare larg bregut të Njufaundlend në Kanada. Gjendja e anijes, e ndarë në dy pjesë, prej kohësh është përkeqësuar për shkak të aktivitetit biologjik dhe rrymave oqeanike. Por besohet se edhe aktiviteti njerëzor, si ekspedita e regjisorit James Cameron për realizimin filmit të famshëm e ka dëmtuar më shumë. (A2 Televizion)

Çfarë ka mbetur nga Titaniku?

https://www.instagram.com/p/B1eUeOSAcfE/

A2 CNN Livestream

Latest Videos