Meloni drejt dorëheqjes në mars? “La Repubblica”: Italia mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Nga A2 CNN
25 Tetor 2026, 14:27 | Bota

Meloni drejt dorëheqjes në mars? “La Repubblica”: Italia

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mund të japë dorëheqjen në muajin mars 2027, pas mbledhjes së Këshillit Evropian në Romë, duke i hapur rrugë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kështu shkruan gazeta italiane “La Repubblica”, sipas të cilës Meloni e ka diskutuar mundësinë e dorëheqjes me partnerët e koalicionit qeverisës, Antonio Tajani, Matteo Salvini dhe Maurizio Lupi.

Gazeta italiane raporton se data më e afërt e mundshme për zgjedhjet do të ishte 16 maji 2027, ndërsa një tjetër skenar parashikon mbajtjen e tyre në qershor, në të njëjtën ditë me zgjedhjet administrative vendore.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar për dorëheqjen e Melonit dhe drejtuesit e koalicionit vazhdojnë të deklarojnë publikisht se synojnë të përfundojnë mandatin e zakonshëm.

Edhe Italia është përfshirë nga një valë masive protestash në qytetet kryesore të vendit, me qytetarët që kanë mbushur rrugët dhe sheshet.

Sipas gazetaës italiane, kampi i djathtë në Itali po përshpejton punën për përzgjedhjen e kandidatëve, në një lëvizje që mund të lidhet me përgatitjet për një proces të mundshëm zgjedhor.

Qeveria e Giorgia Melonit theu zyrtarisht rekordin e jetëgjatësisë për periudhën e pasluftës në Itali pak kohë më parë, duke arritur 1 413 ditë të njëpasnjëshme në pushtet. Ajo kaloi kabinetin e dytë të Silvio Berluskonit me 1 412 ditë të njëpasnjëshme mes viteve 2001-2005.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos