
Një pjesë e konsiderueshme e pyjeve të Amazonës tashmë janë shkrumbuar nga zjarri që vazhdon prej pesë ditësh.
Pavarësisht luftës nga toka dhe ajri, ende aktive mbeten 2500 vatra zjarri, të cilat të ndihmuara nga era përhapen edhe më shumë. Shtëllungat e tymit ngrihen në ajër, duke shndërruar edhe ditën në natë.
Nga 73 mijë vatra zjarri, pjesa më e madhe është vënë nën kontroll, megjithatë thuajse gjysma e rajonit të Amazonës është shkrumbuar. Sipas të dhënave të para satelitore, pemët e Amazonës po digjen në një normë thuajse sa 5 fusha futbolli brenda një minute. (A2 Televizion)