Sot nisin provimet e Maturës Shtetërore, rikthehen pyetjet me zhvillim

Nga A2 CNN
3 Qershor 2021, 07:31 | Aktualitet
Sot nisin provimet e Maturës Shtetërore, rikthehen pyetjet me zhvillim

Rreth 34 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të parë të gjuhës së huaj. Testi do të zhvillohet në 208 qendra provimesh.

Edhe pse këtë vit pjesa më e madhe e mësimit u zhvillua online, nuk do të ketë reduktim të programit mësimor. Ministria e Arsimit ka rikthyer pyetjet me zhvillim dhe esenë për testet e gjuhës shqipe dhe gjuhës së huaj.

Teza nuk do të ketë pyetje të shkallëzuara, sipas niveleve të nxënësve, ndërsa edhe këtë vit matura do të zhvillohet sipas protokolleve mbrojtëse anti-covid.

Provimet e radhës do të mbahen më 3, 7, 11 dhe 15 qershor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos