Ambasada Amerikane: Thirrje udhëheqësve politikë që të refuzojnë dhunën

Nga A2 CNN
28 Qershor 2019, 17:07 | Politikë
Ambasada Amerikane: Thirrje udhëheqësve politikë që të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë thirrje “të gjithë udhëheqësve politikë, zyrtarëve të qeverisë, agjencive të sigurisë dhe qytetarëve shqiptarë që të sigurohen që zgjedhjet e 30 qershorit të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe transparente”.

Në një deklaratë për shtyp, Ambasada Amerikane nxit “udhëheqësit politikë të refuzojnë çdo dhe të gjitha llojet e dhunës, apo çdo përpjekje për të penguar procesin zgjedhor apo edhe të drejtën e çdo qytetari për të votuar”.

https://a2news.com/2019/06/28/ambasada-britanike-30-qershori-te-jete-paqesor-por-palet-duhet-te-diskutojne-dhe-akuzat-te-hetohen/

“Dhuna nuk është një mënyrë legjitime e të shprehurit politik. Ata që përfshihen në akte dhune duhen hetuar me të gjithë fuqinë e ligjit. Shtetet e Bashkuara do të kenë ekipe vëzhguesish në qendrat e votimit dhe qendrat e numërimit në mbarë Shqipërinë. Ne do të mbështetemi në raportin e OSBE/ODIHR-it për të vlerësuar rregullsinë e votimit”, lexohet në deklaratë. Në fund, Ambasada Amerikane shkruan: “Ne nxisim udhëheqësit politikë që, pas zgjedhjeve të së dielës, të rikthejnë vëmendjen e tyre në forcimin e institucioneve demokratike shqiptare dhe zbatimin e ligjit, përfshirë edhe ecjen përpara me ngritjen e një Gjykate Kushtetuese të drejtuar nga gjykatës të cilët e kanë kaluar vetingun. Miratimi i reformave zgjedhore dhe zbatimi i reformës në drejtësi janë thelbësore për aspiratat europiane të Shqipërisë dhe për ngritjen e demokracisë së fortë që i shërben të gjithë shqiptarëve”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/06/28/osbe-denojme-dhunen-palet-te-tregojne-vetepermbajtje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos