
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristjan Shkreli është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ku pritet të shpallet vendimi për çështjen ndaj tij.
Prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 1 vit burg dhe 5 vite ndalim të ushtrimit të funksioneve publike.
Kryebashkiaku po gjykohet për “korrupsion zgjedhor”, që dyshohet se është kryer para zgjedhjeve të majit 2025. (A2 Televizion)