
Një lokal është djegur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Karbunarë të Lushnjës.
Lokali në anë të rrugës është djegur totalisht pavarësisht se familjarët pasi kanë parë flakët kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikësve.
Flakët kanë qenë të menjëhershme për shkak edhe të materialeve plastike e të djegshme. Zjarrfikësit e Lushnjës kanë ndërhyrë, por gjithçka ishte djegur e shkrumbuar.
Sipas të dhënave nga zjarrfikësit 3 Lushnjës shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
Në momentet e para të zjarrit kanë mbërritur pronarët që e kanë pasur të pamundur të ndërhyjnë dhe vetëm sa kanë qenë spektatorë. (A2 Televizion)