
Pas deklaratës së ambasadës së Shteteve të Bashkuara, edhe ambasadat më të rëndësishme të vendeve të BE-së kanë shpërndarë deklaratat e tyre për sa i përket protestës të së shtunës dhe asaj që pritet sot.
Në dy deklaratat e ambasadës italiane dhe gjermane, theksohet që e drejta për të protestuar “është tipar thelbësor në demokraci”, por që dhuna është “e papranueshme” me këtë parim.
Të dy ambasadat dënojnë “kërcënimet ndaj drejtuesit të OSBE në Shqipëri”, gjermanit Berndt Borchardt.
Ashtu si në deklaratën e ambasadës amerikane, edhe në këto deklarata ka një thirrje për liderët e opozitës, që të marrin përgjegjësi për “zhvillimin paqësor të demonstratave “ dhe “dënimin e dhunës”. (A2 Televizion)