Ambasadorja amerikane kalon fundjavën në Dhërmi

Nga A2 CNN
3 Korrik 2021, 18:30 | Politikë

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, ka postuar në Instagram disa foto nga fundjava që po kalon në Dhërmi.

Në njërën prej fotove shihet me një fëmijë të vogël, ndërsa në pamjet e tjera duke zhvilluar një bisedë me të moshuar dhe të rinj.

“E mrekullueshme të shohësh miq të vjetër, të bësh miq të rinj, të flasësh për familjet tona dhe të qeshim së bashku, dhe të admirosh bukuritë e Dhërmiut,” shkruan ambasadorja në rrjetin social. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos