Ambasadorja e BE-së në Elbasan: Qytetarët të ushtrojnë sa më shumë të drejtën e votës së tyre

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 12:33 | Politikë
Ambasadorja e BE-së në Elbasan: Qytetarët të ushtrojnë

Ambasadorja e BE-së në vendin tonë, Christiane Hohmann, vizitën e parë inspektuese në ditën e votimit e ka bërë në qytetin e Elbasanit, ku për herë të parë zhvillohet votimi dhe numërimi elektronik. Ajo u shpreh e kënaqur me ecurinë, ndërsa në lidhje me pretendimet për presione ka deklaruar se duhet të presim raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë.

“Është kënaqësi që kam ardhur në Elbasan për të vizituar një nga qendrat e votimit elektronik. Dëshira dhe urimi im për ditën e sotme është që shumë njerëz të dalin dhe të hedhin votën e tyre dhe dita të vazhdojë pa probleme në mënyrë të paqme. Para 10 ditësh, OSBE ODIHR nxori raportin për gjetjet e tanishme. Le të presim ditën e nesërme kur do të kemi konferencën për shtyp dhe raportin paraprak”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos