
Pavarësisht rritjes së numrit të turistëve të huaj, Shqipëria është ende larg një turizmi elitar që t’i sigurojë të ardhura të konsiderueshme në ekonomi.
Të dhënat e Institutit të
Statistikave tregojnë se turistët qëndrojnë mesatarisht në Shqipëri 4,3 ditë,
ndërsa shpenzimet mesatare ditore të tyre llogariten në 52 euro për person.
76% e turistëve preferojnë të akomodohen në hotele
dhe pjesa dërrmuese, më saktësisht 81% përdorin si mjet transporti, makinën
private.
Shqipëria preferohet kryesisht nga turistët e
rajonit, si Kosova, Maqedonia, Greqia, Mali i Zi, Italia, Polonia etj. Edhe pse
këta të fundit kanë pësuar ulje këtë vit, për shkak të shtrenjtimit të paketave
tona turistike. (A2 Televizion)