Apeli i Papës: Mos e çoni njerëzimin në rrënim, filloni bisedime reale për armëpushim në Ukrainë

Nga A2 CNN
5 Qershor 2022, 20:56 | Bota
Apeli i Papës: Mos e çoni njerëzimin në rrënim,

Një tjetër apel për armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës vjen nga Papa Françesku, i cili në sheshin e Shën Pjetrit u lut para turmës së mbledhur në Vatikan për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme të konfliktit tashmë mbi 100 ditor.

“Mbi njerëzimin ka rënë sërish makthi i luftës, që është mohimi i ëndrrës së Zotit. Popuj që vrasin njëri-tjetrin, njerëz që në vend të afrohen, duhet të largohen nga shtëpitë e tyre. Ndërsa furia e vdekjes dhe e shkatërrimit vazhdon dhe konflikti përhapet, duke nxitur një përshkallëzim që është gjithnjë e më i rrezikshëm për të gjithë, dua të theksoj një apel drejtuar liderëve të Kombeve. Ju lutem, mos e çoni njerëzimin në rrënim.

Filloni negociatat reale, bisedime konkrete për një armëpushim dhe për një zgjidhje të qëndrueshme. Dëgjoni thirrjen e njerëzve që vuajnë, e shohim çdo ditë në media. Respektoni jetën njerëzore, ndaloni shkatërrimin makabër të qyteteve dhe fshatrave kudo. Vazhdojmë të lutemi për paqe”, tha Papa Françesku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos