Arabi shet mend në Romë, zbret me makinë luksoze shkallët historike

Nga A2 CNN
14 Maj 2022, 12:34 | Bota

Një burrë nga Arabia Saudite ka menduar se do të ishte interesante që të zbriste Shkallët Spanjolle me një makinë Maserati të marrë me qira, duke harruar se një gjë e tillë është e ndaluar me ligj në Romë.

Policia e kryeqytetit italian ka publikuar videon e këtij veprimi dhe e ka ndaluar këtë person për dëme të shkaktuara në atraksionin turistik.

37-vjeçari u arrestua në aeroportin e Milanos, kur po largohej nga Italia.

Shkallët Spanjolle janë një nga monumentet më të vizituara të Romës. Në vitin 2015, këto shkallë iu nënshtruan një rinovimi 2-vjeçar që kushtoi 1,5 milionë euro, e financuar nga kompania Bulgari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos