
Hervé Renard, trajneri i Arabisë Saudite, ka deklaruar në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së sotme ndaj Argjentinës, se skuadra që ai drejton nuk do ta kalojë grupin C, ku bëjnë pjesë edhe Meksika e Polonia.
“Na pëlqen kur ekspertët e futbollit nuk na konsiderojnë fare. Na shikojnë si ekipin më të vogël, por nuk na intereson. Janë të justifikuar po të shikojmë renditjen FIFA. Edhe unë nuk mendoj se do ta kalojmë këtë grup, por do të luftojmë që të hedhim poshtë parashikimet”, tha Renard.
“Gjithmonë në Botëror ka surpriza dhe ne kemi në mendje që të bëjmë surprizën”, shtoi trajneri i Arabisë Saudite. (A2 Televizion)