Program i përciptë që nuk ka reflektuar asgjë nga diskutimet që sipërmarrësit kanë propozuar. Kështu e shikon sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve, Arben Shkodra, programin qeverisës të kabinetit “Rama 3”, të prezantuar një ditë më parë. Në studion e Ditari në A2 CNN, ai tha se qeveria duhet të kishte një reflektim më të thellë pas pandemisë, duke iu bashkuar trendit të zhvillimit botëror dhe mësimeve të nxjerra për t’u zhvilluar ndryshe ekonomikisht. (A2 Televizion)
Arben Shkodra komenton në A2 programin ekonomik të qeverisë "Rama 3"
