Arbër Hajdari nga “Fundjavë ndryshe”: Nesër tryezë me qeverinë, kemi mbledhur 1.6 mln USD

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2019, 20:36 | Aktualitet
Arbër Hajdari nga “Fundjavë ndryshe”: Nesër

Themeluesi i fondacionit 'Fundjavë ndryshe', Arbër Hajdari ishte i pranishëm në studion e A2 ku foli rreth solidaritetit dhe hapat që do të ndërmerren për përballimin e pasojave të krijuar pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Sipas Hajdarit, shqiptarët janë solidarë, por edhe skeptikë pasi kanë vënë re shpesh herë raste abuzimi. Hajdari se këto fondacione do të kenë një tryezë me qeverinë së shpejti për të ndarë zonat ku do të punojnë.

“Mendoj se është koha të nisin rindërtimin e banesa. Fundjavë Ndryshe do marrë pjesë nesër në tryezën me qeverinë për të ndarë zonat ku do të punojmë. Shqiptarët janë solidarë, kanë të drejtën për të qëne dhe skeptikë. Për momentin “Fundjavë Ndryshe” ka mbledhur 1.6 milionë dollarë për 50 orë nga 26 mijë donatorë nga e gjithë bota”, u shpreh Hajdari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos