13 drejtues mjetesh të arrestuar dhe proceduar në Vlorë, Policia vendos afro 2 mijë gjoba brenda një jave

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2026, 09:13 | Aktualitet

13 drejtues mjetesh të arrestuar dhe proceduar në Vlorë, Policia

Policia Rrugore e Vlorës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, si dhe në pikat hyrëse-dalëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafik. Gjatë javës së parë të muajit nëntor, 13 drejtues mjetesh janë arrestuar dhe proceduar penalisht për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas njoftimit të Policisë, 5 persona janë arrestuar për drejtim të automjetit në gjendje të dehur, ndërsa 4 të tjerë janë proceduar penalisht për drejtim nën efektin e alkoolit. Një drejtues mjeti është proceduar për drejtim pa leje drejtimi, ndërsa 3 të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë së njëjtës periudhë, Policia Rrugore ka vendosur gjithsej 1 958 masa administrative për shkelje të ndryshme.

Nga këto, 970 masa janë vendosur për parkim të gabuar, 509 për tejkalim të kufijve të shpejtësisë dhe 290 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

Ndërkohë, 73 drejtues janë ndëshkuar për parakalime të gabuara, 42 për mospërdorim të rripit të sigurimit, 40 për xhama të zinj, 28 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe 6 për pozicionim të gabuar të mjetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos