Dukej një ditë e zakonshme peshkimi për 19-vjeçarin Matt Wells, i cili po lundronte me kajakun e tij me shpresën se do të kapte ndonjë peshk të madh, shkruan A2 CNN. Por kur mendoi se kishte realizuar kapjen e vitit, kuptoi shpejt se pranë tij ishte afruar një peshkaqen i madh i bardhë, një nga speciet më të rrezikshme në botë.
Ngjarja ndodhi në ujërat pranë brigjeve të Zelandës së Re dhe Wells, vetëm 19 vjeç, tregon se në atë çast i hipën të dridhurat. “Ishte një nga gjërat më të frikshme që kam parë”, tregon Wells.
Gjatë disa minutave, peshkaqeni e ndoqi atë nga afër, duke mos iu larguar. Duke filmuar momentin, Wells dëgjohet duke thënë me shqetësim: “Të lutem mos më sulmo, vëllaçko”.
Situata e tensionuar zgjati disa minuta derisa peshkaqeni më në fund u largua. (A2 Televizion)