Protestuesit mblidhen para zyrës së Ramës, Kryeministri i fton sërish për dialog

Nga A2 CNN
21 Tetor 2026, 15:34 | Politikë

Protestuesit mblidhen para zyrës së Ramës, Kryeministri i fton

Disa dhjetëra protestues janë mbledhur pasditen e të mërkurës para godinës së Kryeministrisë, në ditën e 9-të të protestës.

Në mëngjes aty u mblodhën fillimisht pedagogët, që njoftuan bojkotim të mësimit deri në plotësimin e kërkesave të studentëve, ndërsa përmbysën dhe shkatërruan sërish karriget që Rama kishte vendosur në trotuar, me ftesën për dialog.

Më pas njerëzit u grumbulluan te Ministria e Arsimit. Aty nuk u shënuan incidente si në ditët e mëparshme dhe të rinjtë e protestuesit e tjerë marshuan në qendër të Tiranës dhe u rigrupuan në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Kryeministri Rama, njëlloj si një ditë më parë, postoi një video në platformat e tij duke publikuar pamje nga momentet e shkatërrimit të karrigeve e duke i riftuar protestuesit për dialog.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos