
Arbitri shqiptar Juxhin Xhaja do të jetë sërish në vëmendje në arenën europiane. UEFA i ka besuar gjyqtarit të Superiores drejtimin e një tjetër ndeshjeje në Ligën e Konferencës, këtë herë në Danimarkë.
Xhaja do të jetë arbitri kryesor në përballjen mes Midtjylland dhe skuadrës belge St. Truidense, në një sfidë ku vëmendje të veçantë merr edhe prania e një grupi arbitrash shqiptarë, shkruan A2.
Në krah të Xhajës do të jenë asistentët Arbër Zalla dhe Mario Shazivari, ndërsa Enea Jorgji është caktuar arbitër i katërt.
Edhe sistemi VAR do të ketë përfaqësim ndërkombëtar. Italiani Daniele Doveri do të jetë përgjegjës për VAR-in, ndërsa shqiptari Olsion Yzeiraj do të kryejë detyrën e AVAR-it.
Për Xhajën, ky është një tjetër angazhim në kompeticionet e UEFA-s dhe një mundësi për të treguar vlerat e tij në nivel ndërkombëtar.
Interesant është fakti se Midtjylland vjen në këtë përballje pas barazimit me Egnatian, duke u ndalur nga skuadra shqiptare në ndeshjen e fundit mes tyre.
Ndërsa për Juxhin Xhajën kjo do të jetë java e dytë radhazi në arenën europiane. 7 ditë më parë ai ishte arbitër i katërt në ndeshjen Torreense-Sunderland në Portugali, sërish ndeshje e vlefshme kjo për Conference League. (A2 Televizion)