Presidenti amerikan, Donald Trump, realizoi një kërcim fantastik në ballon e inaugurimit si Komandant i Forcave të Armatosura, pas betimit si President i Shteteve të Bashkuara të hënën.
Trump ishte me shpatë në dorë pasi preu tortën i shoqëruar nga zv,presidenti J.D. Vance, kur nisi melodia e këngës së famshme të viteve 1970 “Y.M.C.A”, e cila është përdorur shpesh gjatë fushatës zgjedhore.
Pasi nisi muzika, Trump nisi të bënte lëvizjet e tij të famshme që ndezën publikun e pranishëm. (A2 Televizion)