Phoebe Gates, vajza 22-vjeçare e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, dhe filantropes Melinda Gates, ka nisur një etapë të re në karrierën e saj duke u angazhuar më shumë si influencuese dhe sipërmarrëse.
Pasi përfundoi studimet në Human Biology në Universitetin Stanford, ajo ka njoftuar projektin më të ri: një episod podkasti me Sophia Kianni dhe Tay Nakamoto të titulluar Sticking Ëith Style, ku ofrojnë këshilla për studentët sesi të përmirësojnë hapësirën e dhomës së konviktit për semestrin e vjeshtës 2025. Ky projekt është pjesë e një marrëveshjeje promocionale me markën Command Brand, që tregon se Phoebe po hyn fuqishëm në botën e marketingut digjital, shkruan A2 CNN.
Në një intervistë të fundit, Phoebe foli hapur për pasigurinë që ka ndjerë gjatë studimeve në Stanford, si vajza e Bill Gates dhe përpjekjen për të provuar veten. Madje zbuloi se edhe kur kërkoi të linte shkollën për të ndjekur një ide biznesi, u përball me refuzim, jo vetëm nga profesorët, por edhe nga vetë babai i saj, i cili dikur braktisi Harvardin për të themeluar Microsoft.
Aktualisht, Phoebe është në prag të lançimit të platformës së saj digjitale të modës, Phia, që synon të ofrojë një mënyrë të re për të bërë shopping online. Ajo theksoi se suksesi i saj bazohet tek zakonet e punës dhe gatishmëria për të pranuar refuzimin si pjesë e procesit.
Edhe pse fëmijët e Gates nuk do të trashëgojnë pjesën më të madhe të pasurisë së tij marramendëse, Phoebe shprehet e vendosur të ndërtojë karrierën me forcat e veta, me punë dhe pasion. (A2 Televizion)