Dua Lipa mori pjesë në Golden Globes pasi u nominua në kategorinë e këngës më të mirë për këngën e saj “Dance The Night Away”, e cila ishte pjesë e kolonës zanore të filmit “Barbie”.
Për këtë event të rëndësishëm, Lipa kishte veshur një krijim Schiaparelli. Bëhet fjalë për një fustan të zi me bust prej kadifeje që krijonte imazhin e një violine. Ajo e kompletoi look-un e saj me këpucët Jimmy Choo dhe bizhuteritë Tiffany & Co të vitit 1962.
Mirëpo, ky fustan duket se nuk ka qenë shumë komod, pasi e ka penguar yllin të ulet. Në një video që ajo ka postuar, bukuroshja shihet që ka bërë poza të çuditshme pasi nuk mund të ulej në karrige.
View this post on Instagram