Jeni të dehidratuar? Testi i thjeshtë 3 sekondësh që zbulon se keni nevojë për më shumë ujë (VIDEO)

Nga A2 CNN
8 Korrik 2024, 13:49 | Lifestyle

Jeni të dehidratuar? Testi i thjeshtë 3 sekondësh që zbulon

Nëse e dini - ose mendoni - se nuk keni marrëdhënie të mirë me hidratimin, mbajeni parasysh se vera do t'i përkeqësojë gjërat. Për të qenë të sigurt, është një test shumë i thjesht që ju ndihmon për ta kuptuar nëse keni vendojë që të shtoni dozën e ujit në rutinën tuaj ditore.

“Pickoni” lëkurën te një prej gishtave të dorës dhe mbajeni për 3 sekonda. Nëse lëkura kthehet menjëherë në gjendjen e saj origjinale sapo ta lini, nuk ka nevojë të shqetësoheni. Nëse mbetet e rrudhosur dhe kthehet me një ritëm më të ngadaltë, ky është një tregues i dehidrimit.

Hidratimi ndihmon lëkurën të ruajë kolagjenin, një proteinë që mbështet strukturën dhe elasticitetin e lëkurës, muskujve dhe kockave. Kolagjeni i jep lëkurës elasticitetin e saj, i cili megjithatë zvogëlohet me kalimin e moshës, pavarësisht se sa ujë pini. Shenja të tjera të dehidrimit janë urina me erë të fortë dhe urinimi më pak se katër herë në ditë, ndjenja e etjes, marramendja, lodhja, goja e thatë, dhimbje koke, muskuj të dobët dhe kapsllëk. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos