Dita e 19-të e protestës, arrestohen 6 persona që ishin të maskuar, mund të përballen me gjoba

Nga Igli Çelmeta
1 Nëntor 2026, 09:04 | Kronikë

Dita e 19-të e protestës, arrestohen 6 persona që ishin të

Gjashtë persona janë arrestuar në lidhje me protestën e djeshme të studentëve dhe PD-së, para MAS-it dhe Kryeministrisë.

A2CNN mëson se mes të arrestuarve janë shtetasit Andi Shtepani, Leonardo Kola, Frenkli Çullhaj, Asllan Koçi dhe Kevin Radosevich.

Personat ishin të maskuar dhe nëse gjykata do t’i vlerësojë të ligjshme arrestimet, ata rrezikojnë të gjobiten deri në 5 milionë lekë të vjetra, sipas aktit të ri normativ.

Po ashtu mësohet se 3 persona janë proceduar në gjendje të lirë dhe dy janë në kërkim, çka e çon në 11 numrin total.

 

NJOFTIMI

Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin dhe dogjën kazanë mbeturinash; arrestohen 6 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë dhe shpallen në kërkim 2.

Sekuestrohen bomba molotov.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, u arrestuan shtetasit:

A. Sh., 26 vjeç, L. K., 18 vjeç, F. Ç., 38 vjeç, K. R., 35 vjeç (shtetas i huaj), si dhe 2 shtetas të mitur.

Gjithashtu, u proceduan penalisht 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë.

Gjatë kontrolleve, shtetasve L. K. dhe A. Sh. iu gjetën dhe iu sekuestruan bomba molotov.

Specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, e mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos