
Milano është kuqezi! Milani ka triumfuar 3-1 ndaj Interit në Derbin e Madonninës, duke konfirmuar edhe një herë momentin pozitiv në përballjet direkte.
Vetëm 4 minuta lojë iu deshën Christian Pulisic për të zhbllokuar rezultatin, ndërsa në minutën e 10-të Adrien Rabiot dyfishoi shifrat, duke i dhënë Milanit një avantazh të rëndësishëm.
Interi reagoi me Alessandro Bastonin, që ngushtoi diferencën në minutën e 22-të, por festa zikaltër nuk zgjati shumë. Diego Moreira riktheu qetësinë për kuqezinjtë, duke realizuar golin e tretë në minutën e 43-të.
Pjesa e dytë nuk ndryshoi fatin e takimit dhe Milani administroi avantazhin deri në vërshëllimën përfundimtare.
Por kjo fitore ka një domethënie edhe më të madhe për historinë e derbit. Interi tashmë numëron 8 ndeshje radhazi pa fituar ndaj Milanit, me 6 humbje dhe 2 barazime në këtë seri.
Një dominim kuqezi në përballjet e fundit, që i jep Milanit të drejtën të festojë sërish në qytetin që këtë herë është tërësisht kuqezi! (A2 Televizion)