Jennifer Lopez bëri çmos që të mos tërhiqte vëmendjen te vetja, pasi u pa duke fluturuar në një linjë ekonomike, gjatë fundjavës. Diva, e cila ka një vlerë neto të vlerësuar prej 400 milionë dollarësh pasuri, dëshmoi se ishte ende "Jenny from the Block". Këngëtarja 54-vjeçare po udhëtonte nga Napoli për në Paris, me një linjë ekonomike ku çmimet fillojnë nga 134 euro.
Pavarësisht se fluturimi ofronte edhe kabina të klasit biznes, nëna e dy fëmijëve zgjodhi të udhëtonte në seksionin ekonomik, megjithëse kishte rezervuar edhe ndenjësen e mesme për çantën e saj.
Vendimi i J Lo për të fluturuar kështu, vjen pasi ajo mori disa goditje financiare duke anuluar turneun e saj në mes të krizës martesore me Ben Affleck. Muajt e fundit, Jennifer është përballur me thashethemet e pandërprera për një divorc të afërt dhe në mes të kësaj drame, njoftoi anulimin e turneut të saj "This Is Me... Live", i cili ishte caktuar të fillonte në korrik, pak para ditëlindjes së saj të 55-të. (A2 Televizion)