Kane i "dehur" nga Topi i Artë, humbet penallti në "Der Klassiker". Dortmund shtang në fund Bayernin

Nga A2 CNN
31 Tetor 2026, 22:19 | Futboll

Kane i "dehur" nga Topi i Artë, humbet penallti në "Der

Harry Kane shpresonte ta festonte si protagonist fitoren e “Topit të Artë” në Klasiken mes Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund.

Por, gjërat nuk kanë shkuar siç shpresonte sulmuesi anglez. Bayerni kaloi në avantazh me Laimer dhe kishte mundësinë të dyfishonte shfirat pas një penalltie të fituar nga Kane. Por, anglezi gaboi nga pika e bardhë duke goditur traversën, shkruan A2.

Disa minuta më pas, Guirassy barazoi shifrat.

Kane shleu pjesërisht gabimin, teksa dha asistin për golin e Upamekano që çoi shifrat në 2-1 për ekipin bavarez. Por, ky i fundit u shtang në minutat e mbylljes së ndeshjes, kur Dortmundi gjeti golin me Silva dhe vulosi barazimin 2-2, që lë dy skuadrat me pikë të barabarta në kreun e renditjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos