Milan fiton derbin e katërt radhazi, Moreira shkëlqen ndaj Interit me 1 gol e 2 asist

Nga A2 CNN
31 Tetor 2026, 22:45 | Futboll

Milan fiton derbin e katërt radhazi, Moreira shkëlqen ndaj Interit me

Milan ka mposhtur sërish Interin në derbin e Milanos.

Kuqezinjtë fituan për herë të katërt radhazi ndaj zikaltërve në ndeshje zyrtare, falë një paraqitjeje fantastike të Diego Moreira, shkruan A2.

Brenda 10 minutave të para, ekipi i drejtuar nga Ruben Amorim shënoi dy herë me anë të Pulisic dhe Rabiot. Në të dy golat, asisiti u dha nga Moreira.

Bastoni shkurtoi diferencën për Interin në minutën e 22, pas një goditjeje këndi. Vrulli i Interit u ndal nga Mike Maignan, i cili me pritjet e tij ruajti avantazhin kuqezi, përpara se Moreira të shënonte një gol fantastik me goditje dënimi në fundin e pjesës së parë.

Pjesa e dytë nuk dhuroi gola, me Milanin që ruajti i qetë avantazhin dhe ngjitet përkohësisht në vendin e katërt me 21 pikë. Ndërkohë, Interi zbret në vendin e dytë, me 25 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos