Ka ndjekur 20 eklipse diellore, 63-vjeçarja shpreson të jetojë për të parë edhe 30 të tjera

Nga Anxhela Celibashi
9 Prill 2024, 08:20 | Lifestyle

Më 8 prill, ndodhi eklipsi total i diellit, disa e përjetojnë për herë të parë, ndërsa Leticia Ferrer e ka për herë të 21. 
63-vjeçarja nga Teksasi verior ka ndjekur gjithsej 20 eklipse totale diellore dhe po bëhet gati të ndjekë edhe të radhës, së bashku me bashkëshortin e saj.  

Në vitin 1991, Ferrer udhëtoi në Meksikë për të parë eklipsin e saj të parë. Që atëherë, ajo ka udhëtuar në të shtatë kontinentet dhe gjashtë oqeanet duke mos humbur asnjë. 

"Unë jam e varur nga ajo ndjenjë e të qenit një me universin. Jeta ime matet me eklipse”, tha ajo. 

Ndryshe nga eklipset e tjera totale diellore, Ferrer dhe bashkëshorti i saj, Daniel Brookshier, nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë larg për ngjarjen e 8 prillit, sepse zona e Dallasit ku ata jetojnë është brenda rrugës së tërësisë së eklipsit. Ferrer tha se kjo nuk ka ndodhur që nga viti 1878.

Për të rritur ndërgjegjësimin për ngjarjen e ardhshme qiellore, Ferrer ka udhëtuar në të gjithë Teksasin duke folur me shkollat, organizatat e komunitetit dhe këdo që do të dëgjojë.

Pra, motoja është: Asnjë fëmijë nuk do të qëndroj brenda. Ky është qëllimi im, të bëj më shumë njerëz të interesuar për të, në mënyrë që ata të mos e humbin këtë mundësi të mrekullueshme”, tha 63-vjeçarja. 

Ferrer ka ndjekur këtë ëndërr pavarësisht rrethanave të jetës. Në 2017, ajo shtyu analizat e tumorit për të ndjekur këtë fenomen natyror, ndërsa në 2010, nuk e ndaloi as vdekja e bashkëshortit të saj të parë, për të ndjekur eklipsin e radhës.  

"Ai vdiq dhe unë thjesht thashë: E dini çfarë? Pashë ëndrrat e tij të vdisnin me të dhe nuk do të lejoj që ëndrrat e mia të vdesin. Pra, unë shkova vetë në 2010."

Një vit më vonë, Ferrer takoi bashkëshortin e saj aktual, Daniel Brookshier, në uebsajtin e takimeve ku në mënyrë eksplicite e shfaqi misionin e saj qartë për të parë çdo eklips diellor. 

Brookshier ka humbur vetëm dy eklipse diellore një gjatë pandemisë COVID në 2020 për shkak të diabetit të tipit 1 dhe tjetri në Oqeanin Antarktik. Ferrer tha se shpreson të arrijë moshën 103-vjeçare për të parë eklipsin e saj të plotë të 50-të diellor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos