Fshati pa infrastrukture, Rrushkulli me banorët e tij në mëshirë të fatit

Nga Gazment Janku
11 Tetor 2026, 19:49 | Sociale

Me baltë, me pellgje uji, me kanale të pambyllura dhe me puseta të hapura. Kjo është gjendja në fshatin Rrushkull të Bashkisë së Durrësit.

Jo vetëm mjetet, por edhe banorët e kanë mjaft të vështirë të lëvizin, veçanërisht në këmbë, në ditët me shi. Mjafton të shohësh gjendjen e infrastrukturës për të kuptuar se kujdesi i institucioneve për këta banorë lë shumë për të dëshiruar.

Banorët prej vitesh kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë për riparimin e rrugëve, mbulimin e pusetave dhe pastrimin e kanaleve kulluese. Apeli i tyre është për mirëmbajtje të vazhdueshme, përpara se reshjet të përkeqësojnë edhe më shumë problemet në zonë.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos