Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se ka goditur një anije tregtare me flamur të Panamasë në Gjirin e Omanit, pasi ekuipazhi injoroi thirrjet për të ndaluar, ndërsa po tentonte të çante bllokadën detare.
Një avion ushtarak amerikan goditi pjesën e pasme të anijes me një raketë me precizion të lartë, duke e ndaluar atë. Sipas njoftimit, nga incidenti nuk pati persona të lënduar në bord.
Nga ana tjetër, Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se një supertanker, i cili po kalonte në Ngushticën e Hormuzit pa autorizim, u përfshi nga flakët pasi goditi një minë detare.
Numri i anijeve që kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit ka rënë në nivelin më të ulët që prej fillimit të luftës, më 28 shkurt, duke shkaktuar probleme në tregjet globale. (A2 Televizion)