Policët Ricard Pernin dhe Albert Valque janë edhe miq edhe kolegë, të cilët vendosën që në ditën e tyre të pushimit të bënin të njëjtin tatuazh, unazat e lojërave olimpike.
Ata janë dy ndër 45.000 mijë efektivët e angazhuar në mbarëvajtjen e olimpiadës, ndaj dhe një tatuazh i tillë është shumë domethënës për ta.
Të dy kolegët në çdo aktivitet kanë traditë që të marrin një suvenier që ua kujton atë moment, këtë radhë kanë zgjedhur një tatuazh simpolik.
“Unë dhe shoku im e kemi kthyer traditë tashmë që të marrim diçka nga kudo që shkojmë, kështu mund të kujtojmë kohën e bukur që kemi kaluar së bashku” është shprehur 51-vjeçari Valque.
Ky tatuazh nuk do tu kujtojë vetëm angazhimin në lojërat olimpike, por padyshim, të gjithë kohën e kaluar së bashku si miq dhe si kolegë.
“Ne jemi miq prej disa vitesh, ndaj thamë përse mos të kemi diçka të përbashkët që do të jetë gjithmonë në lëkurën tonë,” tha efektivi 47-vjecar Perrin.
Për të dy, kjo nuk është hera e parë që bëjnë një tatuazh, ata kanë disa në trup, që nga shenjat astrologjike, deri te shenjat e tjera më të ndërlikuara. Por ideja për unazat olimpike u erdhi nxitur edhe nga praktika e shume sportistëve të këtij kompeticioni.
Në Francë, policëve nuk u ndalohet që të bëjnë tatuazhe, mjafton që ato të mos kenë simbolika fetare apo politike.
Që prej nisjes së lojërave olimpike, në Paris, efektivët të cilët janë të angazhuar për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, mund t’i ndjekin ato falas, sigurisht, pasi kanë mbaruar orarin e punës, kështu, ata janë ndër personat që po e shijojnë më shumë pamjen që të ofron Parisi në këtë periudhë. (A2 Televizion)