Fshatrat e braktisura të rikuperuara nga natyra

Nga A2 CNN
31 Korrik 2024, 16:11 | Lifestyle

Rrënjë që kanë pushtuar shtëpitë e rrënuara, mure të veshura nga bimët, hardhi që kalojnë nëpër themele dhe gjethe të rëna që mbushin dërrasat e kalbura të dyshemesë. Kjo skenë surreale në fakt nuk gjendet thellë në pyje tropikale, por në fshatrat e braktisura të Hong-Kongut.

Këto fshatra kanë ekzistuar në Hong-Kong për qindra vjet, por në vitet 1950 dhe 1960, ndërsa Hong-Kongu u rrit si një qendër industriale, shumë njerëz migruan në qendrat urbane që zgjeroheshin me shpejtësi për mundësi më të mira pune.

Shumë nga fshatrat janë zbrazur ngadalë gjatë dekadave, por disa janë braktisur së fundmi dhe në to mund të gjesh sende personale dhe mobilje. Megjithatë, shumë nga këto fshatra të shkretë po rigjallërohen për turizmin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos