Pikturat e rrugicave të vjetra, artistja franceze 94-vjeçare që vizaton lagjet e Sirisë

Nga Anxhela Celibashi
6 Qershor 2024, 08:13 | Lifestyle

Artistja franceze 94-vjeçare Aline Geoffroy ia kushtoi jetën e saj përshkrimit të ndjesive që merrte nga rrugicat antike të Damaskut dhe Latakisë në pikturat e saj.

Kundër dëshirës së familjes, Aline ndoqi pasionin për vizatimin dhe prodhoi qindra vepra arti të gjalla që nxjerrin në pah bukurinë e rrugicave antike të Sirisë dhe historinë e saj.

Përkushtimi i saj i palëkundur për zanatin e saj është bërë frymëzim për shumë artistë të rinj.

“Kur u ktheva në Lataki, po ecja nëpër lagjet e vjetra dhe pashë një lagje shumë të vjetër me shumë ngjyra të bukura, thashë se duhet ta pikturoja përsëri, mora vizatimin dhe ngjyrat  dhe e pikturova më pëlqeu shumë, thashë që të bëja diçka tjetër”, tregon ajo.

Edhe sot, Aline ndihet ende e qetë dhe e lirë teksa praktikon artin e saj dhe përdor pikturat si një mënyrë për të shprehur ndjenjat e për të komunikuar me botën përreth saj.

Përkushtimi ndaj pikturës të dhe shpirti i saj rinor janë një dëshmi e fuqisë së artit si një formë e shprehjes personale dhe kulturore.

Në lagjet e vjetra, thotë ajo, nuk shihen shpesh artistë që pikturojnë, megjithatë, prania e saj nuk i bezdis banorët, madje disa edhe i shërbejnë kafe.

Në fillim, ishte e vështirë, tregon ajo, por tashëm është përshtatur dhe pikturon e qetë në këto zona. 

Tani, Aline kënaqet duke ecur në rrugicat e Damaskut dhe duke vizatuar skena të reja për të regjistruar me penel e ngjyra ndryshimet e vazhdueshme që po përjeton qyteti.

Aline lindi në vitin 1930 në Latakia nga një baba francez dhe një nënë siriane. Multikulturalizmi ndikoi shumë në stilin e saj, dhe ajo gjithashtu përfitoi nga përvojat dhe mjedisi ku u rrit për të pikturuar piktura magjepsëse që pasqyrojnë këndvështrimin e saj unik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos