Festat e fundvitit po afrojnë dhe gjatë kësaj periudhe konsumimi i alkoolit pëson një rritje te kosumatorët. Atmosfera, takimi me miq e familjar, momentet argëtuese shpesh nxisin edhe një konsum të tepërt të alkoolit, gjë e cila nuk kalon pa pasoja në shëndetin tuaj. Ndaj këshilla e mjekëve është e rëndëishme për të mbajtur nën kontroll veten dhe shëndetin. Por sa është sasia e lejuar e konsumimit të alkoolit? Kush janë llojet më të dëmshëm të alkoolit që ju shkaktojnqë dëme në organizëm dhe nxisin problemet në veshka për shkak edhe të dehidrimit.
Sipas Prof. Asoc. Marsida Duli, mjeke nefrologe nga Premium Clinic, në studion e emisionit “Diagnozë” nga autorja Freskida Miloti, deri në 40 ml alkool është e tolerueshme për pijet me përqendrim të lartë, si rakia ose vodka, dhe deri në dy gota për pijet me përqendrim më të ulët, si vera ose birra. Kujdes i veçantë duhet treguar nga pacientët me sëmundje kronike, të cilët duhet të shmangin konsumimin e alkoolit.
“Sasia e alkoolit e cila është e lejueshme përgjatë kësaj periudhe dhe gjithmonë varet nga lloji i alkoolit që përdorim në radhë të parë. Pra kur flasim për alkool që niveli i përqëndrimit i alkoolit është më i lartë si familaj e vodkës, uiskit apo rakisë që është tradicionale në vendin tonë, patjetër që është më e vogël, pra 40 ml është e tolerueshme për organizmin tonë dhe nuk shfaqen efekte anësore sidomos kur flasim për kontigjent pacientësh të cilët nuk vuajnë nga sëmundjet kronike. Ndërsa për sa i përket llojeve të tjera të pijeve kur niveli i përqëndrimti është më i ulët, pra kur flasim për verën apo edhe ëpr birrën, p.sh për verën për gjinin femërore një gotë dhe për gjininë mashkullore dy gota, është sasi e lejueshme” – tha mjekja nefrologe.
Nëse kjo sasi tejkalohet atëherë kemi një konsum të alkoolit që shkon drejt abuzimit. Ky abuzim është një nga shkaktarët kryesorë të dëmtimeve në organizëm. Disa shenja shfaqen menjëherë, të tjera pas pak kohësh duke nisur me dhimbje koke, të vjella, marramendje dhe urinim të shpeshtë si shenja të menjëhershme. Alkooli shkakton gjithashtu dhimbje muskujsh dhe dehidrim, të cilat lidhen me dëmtimet që mund të ndodhin në veshka.
“Rritja e presionit arterial, që është edhe një dnër shkaqet e dëmtimit të veshkave, patjetër që individi ka marrjen e mendëve, ka dhimbjen e kokës, ka zhurma në veshë, ka nauze, të vjella. Për t’u shqetësuar ëshët edhe një dhimbje të muskujve të të gjithë trupit, një lodhje, një këputje e menjëhershme që quhet Rabdomioliza, shkatërrimi i qelizave muskularee cila rrit në nivelin e gjakut nivelin e mioglobinës e cila ëshët toksike për veshkën. Fillon njëkohësisht një pakësim i sasisë së urinimit, një urinë me një ngjyrë më të errët. Shenja të tjera janë edhe deri në humbje të vetëdijes, që shkaktohet si pasojë e hipotensioneve të thella” – shpjegoi mjekja Marsida Duli.
Shumë besojnë se birra “largon gurët nga veshkat” për shkak të urinimit të shpeshtë. Por ky mit nuk është i vërtetë. Urinimi i shpeshtë nga birra shkakton dehidrim, i cili mund të dëmtojë veshkat. Emisioni Diagnozë, nga moderatorja dhe autorja Freskida Miloti, vjen për teleshikuesit e A2 CNN çdo të shtunë në orën 18:00, me tematika të ndryshme dhe mjaft të rëndësishme për shëndetin. Qëndroni të informuar nga mjekët më profesionistë që janë pjesë e emisioneve tona, për një shëndet më të mirë. (A2 Televizion)