Një meteorit i njohur si NWA 16788 dhe që është pjesa më e madhe e Marsit e gjetur në Tokë është shitur për 5.3 milionë dollarë, në ankand te një ofertues anonim.
Meteoritët janë ato që mbeten kur një kometë, asteroid ose meteoroid mbijeton kalimin e tij nëpër atmosferën e Tokës.
I zbuluar në nëntor 2023 në rajonin e largët Agadez të Nigerit, NËA 16788 është një “eksemplar monumental” që është rreth 70% më i madh se pjesa tjetër më e madhe e Marsit e gjetur ndonjëherë në Tokë, sipas shtëpisë së ankandeve, Sotheby’s.
Meteori përbën rreth 7% të të gjithë materialit marsian të njohur në Tokë dhe është 70% më i madh se fragmenti i dytë më i madh i gjetur deri më sot. Testimet laboratorike kanë konfirmuar se ai ka përbërje identike me shkëmbinjtë marsianë të studiuar nga sonda “Viking” në vitin 1976.
Është gjithashtu tepër e rrallë, sepse vetëm rreth 400 meteoritë marsiane janë gjetur ndonjëherë në Tokë.
Sipas shkencëtarëve NWA 16788 është një zbulim me rëndësi të jashtëzakonshme — meteori më i madh marsian i gjetur ndonjëherë në Tokë dhe më i vlefshmi i këtij lloji i ofruar ndonjëherë në ankand. (A2 Televizion)