Trendi i Tik Tok-ut lë Islandën pa kastravecë

Nga A2 CNN
23 Gusht 2024, 20:44 | Lifestyle

Një trend i bërë viral në TikTok ka çuar në një mungesë mbarëkombëtare të kastravecit në Islandë, duke i lënë bosh raftet në supermarkete dhe dyqanet ushqimore.

Trendi që mori jetë nga një video e yllit të njohur të TikTok, Logan Moffitt, i bëri islandezët të blejnë me shumicë kastraveca për të rikrijuar sallata të frymëzuara nga Azia, të cilat sugjerohen prej saj.

Influenceri i TikTok, i cili ka mbledhur miliona shikime, shfaq sallata të thjeshta dhe të freskëta me përbërës kryesor kastravecin, e që ofrojnë shije aziatike, duke bërë që shumë islandezë të dynden në dyqane në kërkim të përbërësve.

@logagm

Another new cucumber recipe alert????

♬ original sound - Logan

Kastraveci është zhdukur thuajse plotësisht nga raftet dhe disa shitës me pakicë kanë konfirmuar se rritja e shitjeve të tij është e lidhur drejtpërdrejt me ndikimin e yllit të TikTok.

Edhe për ingredientët e tjerë të paraqitur në recetat e tij, si salca e sojës dhe vaji i susamit, është parë gjithashtu një rritje e konsiderueshme e kërkesës për ti blerë.

Kapaciteti i kufizuar bujqësor i Islandës e ka përkeqësuar mungesën, pasi vendi mbështetet shumë në importet për prodhime të freskëta. Rritja e papritur e kërkesës për kastravec i ka zënë furnitorët në befasi, duke shkaktuar një rreth vicioz në të gjithë vendin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos