“Po flet më shumë për Saliun se sa Ramën!”, Mziu debat me Stafën. Gazetari: Protestuesit e kanë edhe me Berishën

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2026, 21:44 | Politikë
 

Deputeti i PD Xhelal Mziu ka debatuar me gazetarin Osman Stafa lidhur me kërkesat e studentëve dhe protestat kundër qeverisë.

Gjatë replikave, Mziu deklaroi se çdo përpjekje për të zbehur protestën apo për të ndryshuar fokusin e saj i shërben palëve të tjera, duke theksuar se kërkesa kryesore e studentëve është dorëheqja e parevokueshme e kryeministrit Edi Rama.

Nga ana tjetër, gazetari Stafa ndërhyri duke thënë se kërkesat e protestuesve shkojnë përtej largimit të kryeministrit dhe përfshijnë edhe largimin e klasës politike 36-vjeçare.

Kjo deklaratë solli përplasje mes tyre, ku Mziu tha se gazetari po merret më shumë me Berishën se sa me Ramën.  

DEBATI

Mziu: Nëse dikush vendos bishta apo tentojë ta sfumojë protestën absolutisht bën lojën e dikujt tjetër. Studentët kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme të kryeminstrit

Stafa: Edhe largimin e klasës politike 36-vjeçare

Mziu: Këtë e thua ti

Stafa: E thonë studentët…

Mziu: Unë me studentët rri më shumë se sa ti.

Stafa: Nuk ka shans.

Mziu: Ti ske shans, mos e monopolizo situatën që ke dalë në protestë.

Stafa: Të gjithë shqiptarët e dinë se çfarë qeverie kanë sot. Protestuesit s’e kanë vetëm me qeverinë, e kanë edhe me, pse thonë ‘Berisha në burg’?!

Mziu: Po përmend më shumë Berishën se sa hajdutin!

Stafa: Hape minutazhin. Mos bëj zhurmuesin!

Mziu: Nëse ti abuzon në këtë mënyrë... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos