Në verë mes temperaturave të larta, jemi gjithmonë në kërkim të mënyrave për t'u freskuar. Përveç pijeve freskuese, frutave të stinës, smoothies dhe lëngjeve, mënyra më e lehtë dhe më efektive për ta arritur këtë është sigurisht pirja e ujit!
Po sikur uji ynë të jetë jashtë frigoriferit? A ka ndonjë mënyrë për ta bërë atë të freskët? Një truk që ia vlen ta provoni dhe mund ta bëni jashtë shtëpisë, për sa kohë që keni me vete mjetet e duhura…!
Çfarë do t'ju duhet? Një shishe me ujë dhe një leckë të lagur (leckë, bluzë, madje edhe një peshqir). Si do të funksionojë truku?
Mjafton të ndiqni hapat e mëposhtëm
Lagni shumë mirë leckën dhe shtrydheni mirë, në mënyrë që të mbetet mjaft e lagur, por të mos pikojë.
Më pas e mbështjellim shishen e ujit me leckë dhe sigurohemi që e gjithë sipërfaqja e saj të jetë e mbuluar prej saj.
Vendoseni shishen e mbështjellë kështu në diell! Po, e keni dëgjuar mirë! Te dielli! Ky fenomen quhet termodinamikë. Nxehtësia nga rrezet e diellit do të thithë lagështinë e pëlhurës. Kjo nga ana tjetër do të thithë nxehtësinë e shishes, duke ftohur kështu brendësinë e saj dhe duke ulur temperaturën e saj.
Kjo teknikë funksionon po aq mirë për shishet plastike dhe qelqi sa edhe për ambalazhet prej alumini. (A2 Televizion)