U gropos i fshehur në kuti purosh, zbulohet thesari i zhdukur që nga koha e nazizmit

Nga A2 CNN
9 Prill 2025, 17:07 | Lifestyle

U gropos i fshehur në kuti purosh, zbulohet thesari i zhdukur që nga

Një koleksion i jashtëzakonshëm monedhash është zbuluar pas më shumë se 50 vitesh i varrosur nën tokë dhe pritet të dalë në ankand për mbi 100 milionë dollarë. I njohur si “Koleksioni i Udhëtarit”, ai u krijua gjatë pasojave të rënda të krizës së bursës së vitit 1929, nga një koleksionist evropian dhe bashkëshortja e tij.

Çifti nisi një udhëtim përmes Europës dhe Amerikës, duke mbledhur monedha të vjetra dhe moderne nga 100 territore të ndryshme të globit. Ata mbajtën një dokumentim të detajuar të çdo blerjeje, duke krijuar kështu një arkiv të pasur historik, shkruan A2 CNN.

Me fuqizimin e nazizmit në Evropë, ata vendosën të fshehin thesarin e tyre. Monedhat u paketuan me kujdes në kuti purosh, të cilat më pas u vendosën në kuti alumini dhe u groposën, ku qëndruan të paprekura për dekada.

U gropos i fshehur në kuti purosh, zbulohet thesari i zhdukur që nga

Sipas ekspertëve, koleksioni përfshin monedha nga të gjitha rajonet e botës, shumë prej tyre të rralla dhe në gjendje perfekte, shkruan A2. Shumë lloje nuk janë parë kurrë më parë në ankande publike.

David Guest, drejtor i “David Guest Numismatics”, u shpreh: “Mbeta pa frymë kur po shikoja këto monedha. Disa prej tyre nuk janë parë në treg për më shumë se 80 vjet – disa as që dihej se ekzistonin”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos