“Vdekja e Slim Shady”, albumi i ri i Eminem që pritet të jetë një sukses i jashtëzakonshëm botëror

Nga A2 CNN
3 Korrik 2024, 10:13 | Lifestyle

“Vdekja e Slim Shady”, albumi i ri i Eminem që pritet të

Albumi i ri i Eminem, i cili do të publikohet më 12 korrik do të titullohet "Vdekja e Slim Shady". Traileri prezantues ka imazhe të ngjashme me një film horror, por sigurisht nuk i mungon ironia tipike e artistit konstravers. Kënga e parë e albumit, “Houdini”, e publikuar para disa ditësh është për momentin një ndër këngët më të dëgjuara në botë dhe e pranishme në të gjitha top-listat botërore. Hiti po qëndron në  vendin e parë në listat në Angli, Australi, Austri, Gjermani, Islandë, Itali, Zelandën e Re, Norvegji, Poloni, Zvicër, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.

Eminem njoftoi për herë të parë "The Death of Slim Shady” në prill, kur publikoi një nekrologji në "Detroit Free Press", duke i dhënë lamtumirën Slim Shady-t, alter egoja e tij e famshme e përdorur gjatë gjithë karrierës. Përmes këtij personazhi të trilluar, Eminem u dallua për tekstet me ironi therëse dhe klipet me imazhe tallëse ndaj psikikës amerikane.

Përtej dy këngëve, "The Death of Slim Shady" është një album i prodhuar në bashkëpunim me Dr. Dre, me të cilin Eminem ka pasur një lidhje të ngushtë që në fillim të karrierës së tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos