Vetëm 2 vite në treg, fasulet Bud Spencer bëjnë “boom”, familja e aktorit arrin 10 mln euro fitime

Nga A2 CNN
8 Prill 2025, 10:01 | Lifestyle

Vetëm 2 vite në treg, fasulet Bud Spencer bëjnë

Kush nuk i kujton skenat legjendare të filmave të Bud Spencer dhe Terence Hill, ku përveç grushteve dhe humorit, shfaqeshin gjithmonë edhe pjatat e bollshme me fasule?

E pikërisht ky detaj kinematografik është kthyer në një sukses të madh tregtar nga familja e aktorit të ndjerë. Në më pak se dy vite, familja Pedersoli ka arritur të kthejë një ide nostalgjike në një biznes me të ardhura që pritet të kapë shifrën e 10 milionë eurove në vitin 2025.

Vetëm 2 vite në treg, fasulet Bud Spencer bëjnë

Gjithçka nisi me një ide të thjeshtë: të sjellin në treg recetën e famshme të fasuleve që Bud Spencer hante në filmat e tij. Dhe jo thjesht si një marketing kalimtar, por si një produkt të qëndrueshëm dhe të kërkuar. Nëpër raftet e supermarketeve italiane, fytyra ikonike e Bud Spencer tashmë duket nëpër kavanozë mes qiqrave dhe bizeleve, me etiketën: “Fasule sipas recetës origjinale”.

Pas produktit qëndron kompania Bud Power, e krijuar në vitin 2022 nga familja Pedersoli. Në vitin e parë, kompania kishte vetëm 56 mijë euro të ardhura, ndërsa në 2023 u rritën në 624 mijë euro, pavarësisht një humbjeje prej mbi 100 mijë euro. Por gjithçka ndryshoi me lançimin e fasuleve në treg në maj të 2024-ës.

Vetëm 2 vite në treg, fasulet Bud Spencer bëjnë

Sot, produkti përfaqëson rreth 70% të xhiros së kompanisë. Bud Power është regjistruar si një startup inovativ që, përveç fasuleve, po zhvillon edhe produkte të tjera si snack-e dhe pije.

Fasulet prodhohen në Rovereto (provinca e Trentos) nga kompania Dega Food, pjesë e grupit agro-ushqimor D’Amico. Sipas Giuseppe Pedersolit, djali i Bud Spencer dhe një nga drejtuesit e kompanisë, receta vjen drejtpërdrejt nga zakonet e babait të tij gjatë xhirimeve.

Vetëm 2 vite në treg, fasulet Bud Spencer bëjnë

“Shpesh një skenë me fasule duhej xhiruar 10-15 herë, dhe babai nuk i duronte më fasulet që i jepte produksioni. Atëherë vendosi t’i gatuante vetë siç i pëlqenin atij”, ka rrëfyer i biri.

Receta përmban fasule borlotti nga Piemonte, domate të shtypura, qepë, pancetë të tymosur dhe erëza, të gjitha të përzgjedhura me kujdes dhe me origjinë italiane.

Vetëm 2 vite në treg, fasulet Bud Spencer bëjnë

Pas suksesit të fasuleve, kompania po përgatitet të lançojë edhe birrën e Bud Spencer, ndërsa pas verës do të vijë në treg edhe një produkt i ri me emrin “Pizzone di Bud Spencer”, që luan me simbolikën e “shuplakës” së famshme të aktorit në filmat e tij.

Nga një ikonë kinematografie në një markë fitimprurëse, Bud Spencer duket se po lë gjurmë edhe në botën e gastronomisë italiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos