Avioni i parë me hidrogjen

Nga A2 CNN
16 Maj 2025, 10:42 | Teknologji

Avioni i parë me hidrogjen

“Airbus” ka prezantuar projektin e tij të ri revolucionar, ZeroE, një avion komercial me energji të pastër që funksionon plotësisht me hidrogjen, raporton CNN Travel. Ky avion i avancuar, me katër motorë të veçantë elektrikë, pritet të hyjë në përdorim nga mesi i viteve 2030, me një shtyrje nga data fillestare e parashikuar për vitin 2035.

ZeroE përfaqëson një hap gjigant drejt aviacionit të qëndrueshëm, pasi e vetmja mbetje nga procesi i energjisë do të jetë uji, duke e bërë të mundur që fluturimet transatlantike të realizohen me emetime zero karboni, me kusht që hidrogjeni të prodhohet nga burime të rinovueshme.

Sipas Airbus, projekti nisi në vitin 2020 për të testuar dy teknologji: djegien direkte të hidrogjenit. ZeroE është pjesë e nismës Hydrogen Hubs at Airports, që synon të krijojë një rrjet global të prodhimit dhe shpërndarjes së hidrogjenit. Në këtë program kanë hyrë dhjetëra aktorë të industrisë ajrore si Delta Air Lines, SAS, EasyJet, Wizz Air, Iberia dhe Air New Zealand, duke çuar përpara vizionin e një të ardhmeje të pastër për udhëtimet ajrore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos