Eksperti i teknologjisë, Tomi Kallanxhi, në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN, komentoi ndryshimet e fundit që pritet të bëjë Instagrami, në lidhje me mesazhet.
“Pritet që të votohet një ligj që në BE quhet Chat Control. Bashkimi Europian ka vendosur një ligj për gjigantët e teknologjisë siç janë Meta apo Google, që kërkon të identifikojë mesazhet e pedofilisë, që të kuptohet në kohë reale nëse po dërgohen foto minorenësh. Për ne që s'kemi bërë asgjë, ne jemi të qetë”, tha Kallanxhi.
Por, sipas tij, kjo nuk është diçka positive.
“Preteksti i këtij ligji që quhet “Chat control” është për të ruajtur gjithë minorenët nga pedopornografia dhe pedofilia, por po kërkojnë që të hapin gjithë mesazhet e gjithë përdoruesve. Nuk e di sa e drejtë është kjo gjë. Shqiptarët nuk e di a e kuptojnë fjalën privatësi, por për shtetet e tjera të botës është shkelje privatësie. Ne e lidhim privatësinë nëse kemi bërë gjë apo s'kemi bërë gjë”, tha Kallanxhi. (A2 Televizion)