
Studiot e mëdha amerikane kanë kërkuar që aplikacioni i ri që gjeneron video me inteligjencë artificiale, i lançuar nga zotëruesi kinez i TikTok, ByteDance, duhet të ndalë shkeljen e të drejtave të autorit me klipet e tij të bazuara në filma dhe shfaqje ekzistuese, raporton A2CNN.
Shumë nga klipet bazohen në aktorë, shfaqje televizive dhe filma të vërtetë, bën me dije Shoqata e Filmit. "Brenda një dite të vetme, shërbimi kinez i inteligjencës artificiale Seedance 2.0 është përfshirë në përdorim të paautorizuar të veprave të mbrojtura me të drejta autoriale të SHBA-së në një shkallë masive."
MPA përfaqëson studiot kryesore amerikane: Netflix, Paramount Pictures, Prime Video & Amazon MGM Studios, Sony Pictures, Universal Studios, The Walt Disney Studios dhe Warner Bros Discovery.
Sipas ByteDance, produkti tashmë ka pezulluar mundësinë që njerëzit të ngarkojnë imazhe të njerëzve realë, dhe respekton të drejtat e pronësisë intelektuale dhe mbrojtjet e të drejtave të autorit, si dhe e merr seriozisht çdo shkelje të mundshme. Po ashtu theksohet se përmbajtja që merret si referencë u krijua si pjesë e një e faze të kufizuar testuese para lançimit.
Aplikacioni i bazuar në inteligjencë artificiale mund të gjenerojë shpejt klipe shumë realiste nga një tekst i shkurtër dhe i thjeshtë, siç është një përleshje me grushte midis Tom Cruise dhe Brad Pitt-it, apo personazhe të serialit “Friends” të riimagjinuar si personazhe vidra.
(A2 Televizion)