Microsoft: Defekti i CrowdStrike preku 8.5 milionë pajisje në mbarë botën

Nga A2 CNN
20 Korrik 2024, 22:17 | Teknologji

Microsoft: Defekti i CrowdStrike preku 8.5 milionë pajisje në

Microsoft vlerëson se 8.5 milionë kompjuterë në mbarë botën dolën jashtë funksioni nga ndërprerja globale e IT. Siç bën të ditur BBC, kjo është hera e parë që jepet një shifër për incidentin, i cili vijon të shkaktojë probleme në mbarë botën. Defekti erdhi nga një kompani e sigurisë kibernetike e quajtur CrowdStrike e cila dërgoi një përditësim të gabuar të softuerit për numrin e madh të klientëve të saj.

Kompania mund të jetë shumë e saktë se sa pajisje u çaktivizuan nga ndërprerja pasi ka telemetrinë e performancës për shumë nga lidhjet e tyre në internet. Sipas kompanisë, ky numër është më pak se 1% e të gjitha pajisjeve Windows në mbarë botën, por “ndikimet e gjera ekonomike dhe shoqërore tregojnë se CrowdStrike përdoret nga ndërmarrje që ofrojnë shumë shërbime kritike”.

Gjigandi i teknologjisë thekson se ky nuk ishte një sulm kibernetik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos