Dështon nisja e raketës SpaceX, 20 satelitë bien nga qielli

Nga A2 CNN
16 Korrik 2024, 11:33 | Teknologji

Dështon nisja e raketës SpaceX, 20 satelitë bien nga qielli

Njëzetë satelitë Starlink janë lëshuar përpara kohe në hapësirë pas një lëshimi të dështuar të raketës SpaceX  javën e kaluar.

Dhe tashmë vëzhguesit kanë konfirmuar se të gjithë satelitët janë djegur në atmosferën e sipërme, pasi pjesët e mbetura ranë sërish në Tokë.

Ekspertët janë aktualisht duke investiguar se çfarë ndodhi dhe raketat përgjegjëse do të qëndrojnë në tokë deri në përfundimin e këtij hetimi.

Më 11 korrik, SpaceX lëshoi në hapësirë një raketë Falcon 9 në Bazën e Forcave Hapësinore Vandenberg në Kaliforni, një ditë më vonë nga sa ishte planifikuar fillimisht.

Nisja në fillim shkoi ashtu siç pritej, dhe pjesa e parë e raketës u shkëput me sukses, përpara se të bënte uljen në një anije dron në Oqeanin Paqësor.

Megjithatë, shkëputja e pjesës së dytë nuk u bë e plot, për shkak të rrjedhjes së një sasie oksigjeni, duke bërë që raketa të mbetej në një orbitë të ulët rreth e qark Tokës.

Pjesa e dytë e raketës arriti të çlironte ngarkesën që mbante. Por, satelitët mbetën të “mbërthyer” në një orbitë eliptike rreth planetit tonë, me një lartësi minimale prej 135 kilometrash, rreth gjysma e lartësisë në të cilën funksionojnë normalisht.

Në këtë lartësi, satelitët për shkak të kushteve filluan të ngadalësoheshin dhe të binin sërish në Tokë me rreth 5 km për çdo orbitë të përfunduar.

Kompania fitoi kontrollin e shumicës së satelitëve dhe i urdhëroi ata të kryenin djegie në shtytjen e tyre maksimale, të njohur si "warp 9", në një përpjekje të fundit për të rifituar lartësinë, raportoi Space News. Por kjo nuk mjaftoi për t’i shpëtuar satelitët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos