Sam Altman është shkarkuar të premten nga roli i tij si CEO i OpenAI, kompanisë që krijoi Chat Gpt. Dhe, tashmë, shqiptarja Mira Murati, shefe e teknologjisë në kompani do të shërbjë si drejtuese e përkohshme.
Kompania njoftoi se vendimi u mor pas kryerjes së një procesi shqyrtimi konsultativ dhe se u arrit në përfundimin që Altman nuk ishte i sinqertë në komunikimet e tij me bordin. Kështu, si siç bëri të ditur kompania, besimi në aftësitë e tij për të drejtuar OpenAI, ka rënë.
Muarti, e cila u bë e njohur mes shqiptarëve pas boom-it të Chat Gpt, është anëtare e ekipit drejtues të OpenAI prej pesë vitesh. Siç thuhet në njoftimin e kompanisë, Murati ka luajtur një rol kritik në evoluimin e OpenAI në një udhëheqës global të Inteligjencës Artificiale.
“Duke pasur parasysh mandatin e saj të gjatë dhe angazhimin e ngushtë me të gjitha aspektet e kompanisë, duke përfshirë përvojën e saj në qeverisjen dhe politikën e AI, bordi beson se ajo është e kualifikuar në mënyrë unike për këtë rol dhe parashikon një tranzicion të pandërprerë ndërkohë që kryen një kërkim zyrtar për një CEO të përhershëm”, thuhet më tej në njoftimin e kompanisë. (A2 Televizion)