Në Ditën e Teknologjisë, Xpeng 2023, është prezantuar makina XPENG AEROHT eVTOL, e cila mund të shndërrohet në një dron gjigant.
Kompania po synon të dalë nga koncepti origjinal me dy helika të mëdha drejt 4 krahëve të palosshëm. Makina, e cila është ende koncept, do të ketë një pamje të ngjashme me automjetet normale që qarkullojnë sot dhe krahët, të cilët do të palosen, nuk do t’i krijojnë asaj asnjë problem gjatë lëvizjeve në rrugë.
Kompania Xpeng ka thënë se shoferi, që në këtë rast do të jetë edhe pilot, do ta ketë shumë praktike drejtimin si në tokë dhe në ajër. Kur ai të vendosë të ngrihet në ajër, timoni do të zëvendësohet nga leva e butona që do të bëjnë të mundur kontrollin në ajër.
Ndërkohë, specifikat e tjera teknike të makinës fluturuese ende nuk janë bërë publike nga kompania.
(A2 Televizion)